Secondary Adv

Nga 120 euro deri ne 318 euro, pensionet e reja ne Kosove pas rritjes prej 20 per qind

Qeveria e Kosovës ka filluar ekzekutimin e pensioneve të tetorit me rritje prej 20 për qind.

 

Ky ndryshim prek të gjitha kategoritë e skemave pensionale. Pensioni bazik i moshës është rritur nga 100 në 120 euro.

 

Kategoritë tjera si kontributpagues III dhe IV do të përfitojnë gjithashtu rritje përkatësisht nga 214 në 256.80 euro dhe nga 265 në 318 euro.

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pensioneve për muajin tetor, duke përfshirë rritjen prej 20% për disa skema pensionesh.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Murati theksoi se, duke filluar nga ky muaj, rritja do të aplikohet për të gjitha llojet e pensioneve, përfshirë:

 

-Pensionin Bazik të Moshës

-Pensionin Kontributpagues, i plotë dhe parcial

-Pensionet për Aftësi të Kufizuara

-Pensionin për Personat e Verbër

-Pensionin për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë

-Pensionin Invalidor të Punës

-Pensionin Familjar

-Pensionin e Parakohshëm të Trepçës

 

“Ky është një hap i rëndësishëm për të mbështetur ata që kanë kontribuar në shoqërinë tonë dhe për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë,” tha Murati.

 

Ai theksoi se ky vendim është pjesë e angazhimit të Qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Ndryshe Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për rritjen e pensioneve prej 20 për qind.

 

Ky ndryshim prek të gjitha kategoritë e skemave pensionale të moshës, duke përfshirë pensionet bazike dhe ato kontributpaguese. Sipas të dhënave të prezantuara pensioni bazik i moshës do të rritet nga 100 në 120 euro.

 

Kategoritë tjera si kontributpagues III dhe IV do të përfitojnë gjithashtu rritje përkatësisht nga 214 në 256.80 euro dhe nga 265 në 318 euro.

 

Skemat dhe nën-programet për pensionet janë si në vijim:

 

1.1. Pensionet bazike – sociale, nga shuma aktuale prej njëqind euro (100.00€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120.00€).

 

1.2. Pensioni kontributdhënës I – nga shuma aktuale prej njëqind e tetëdhjetë e dy euro (182.00€) në shumën prej dyqind e tetëmbëdhjetë euro e dyzetë cent (218.40€).

 

1.3. Pensioni kontributdhënës II – nga shuma aktuale prej njëqind e nëntëdhjetë e tetë euro (198.00€) në shumën prej dyqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë cent (237.60€).

 

1.4. Pensioni kontributdhënës III – nga shuma aktuale prej dyqind e katërmbëdhjetë euro (214.00€) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë e gjashtë euro e tetëdhjetë cent (256.80€).

 

1.5. Pensioni kontributdhënës IV – nga shuma aktuale prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë euro (265€) në shumën prej treqind e tetëmbëdhjetë euro (318€).

 

1.6. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

 

1.7. Pensionet e aftësisë së kufizuar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

 

1.8. Pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë plus njëqind e njëzetë e pesë euro (125+125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€).

 

1.9. Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë euro (125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€).

 

1.10. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë plus njëqind e tetëdhjetë euro (180+180€).

 

1.11. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë euro (180€).

 

1.12. Pensioni familjar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€);

 

1.13. Pensioni invalidor i punës – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

 

1.14. Pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e gjashtë euro (126€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë e një euro e njëzetë cent (151.20€).

 

/Burimi: Monitor (https://monitor.al/nga-120-deri-ne-318-euro-ne-kosove-dalin-pensionet-me-rritjen-prej-20/)


Më të lexuarat